Home / Kryesoret / Paralajmërohet vazhdimi i seancës së komisionit për Raportin e PSP

Paralajmërohet vazhdimi i seancës së komisionit për Raportin e PSP

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhet ta vazhdojë debatin për punën e Prokurorisë speciale publike.

Mbrëmë debati i Komisionit është ndërprerë pasi që prokurorja speciale publike për shkak të, siç shpjegoi, gjendjes së përkeqësuar shëndetësore u largua nga seanca.

“Me të vërtetë më vie keq që për shkak të gjendjes sime shëndetësore u desht ta lëshoj seancën e Komisionit për sistem  politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë deputetëve që sot nuk kam mundëqi më, që të marr pjesë në seancë”, thotë Janeva në deklaratën me shkrim për mediat.

Ndërkohë, siç informuan nga PSP, është kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjendja shëndetësore e prokurores është nën mbikëqyrje dhe kontroll të mjekëve.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Janeva u përgjigj në pyetjen e deputetëve.

Në rend dite të Komisionit është raporti gjashtëmujor i PSP si dhe raporti për punën e Prokurorisë publike. Në mbledhjet e Komisionit edhe dje edhe të mërkurën kanë marrë pjesë njerëzit e parë të prokurores Janeva dhe Marko Zvrlevski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *