Home / Kryesoret / Përfundon seanca, Qeveria tërheq Demarkacionin

Përfundon seanca, Qeveria tërheq Demarkacionin

Kryeministri Isa Mustafa në emër të qeverisë së Kosovës ka tërhequr ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi

Mustafa tha se sot nuk janë rrethanat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që sot duhet të votojmë për Demarkacionin me Malin e zi dhe Qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Tërheqja e këtij projektligji nuk nënkupton që ne do ta rishikojmë ose rinegociojmë marrëveshjen, por do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme, ka deklaruar Mustafa.

Prandaj, Kuvendi i Kosovës hoqi nga rendi i ditës çështjen e demarkacionit me Malin e Zi me kërkesë të kryeministrit Mustafa.

Derisa, deputetët opozitar vazhdojnë të kërkojnë sqarime shtesë nga Qeveria lidhur me tërheqjen e marrëveshjes për demarkacion.

Kreu i Nismës për Kosova, Fatmir Limaj kërkoi nga kreu i Kuvendit që të dihet numri i deputëve të pranishëm në sallë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *