Home / Kryesoret / Pesëdhjetë vullnetarë të rinj nga SHBA-ja arrijnë në Maqedoni

Pesëdhjetë vullnetarë të rinj nga SHBA-ja arrijnë në Maqedoni

Grupi i ri prej 50 vullnetarësh nga SHBA-ja arrin sot në Maqedoni. Siç kumtojnë nga  Korpusi i Paqes në Maqedoni, ky është grupi më i madh  deri më tani i cili do t’i bashkangjitet grupit prej 600 qytetarëve amerikanë që kanë shërbyer në Maqedoni që nga viti 1996, për të shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes.

Vullnetarët në aeroportin e Shkupit do t’i presë drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hanafin dhe të punësuarit në Korpusin e Paqes.

Vullnetarët e rinj janë të moshës 22 deri 64 vjeç. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë, si edhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesmes, me institucionet qeveritare, si edhe me komunat dhe organizatat joqeveritare.

Korpusi i Paqes është i pranishëm në Maqedoni me ftesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe punon në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Grupi i vullnetarëve të rinj, të cilët janë grupi i 21-ti me rradhë që do të jetojnë dhe punojnë në Maqedoni, pasi të kalojnë 11 javët e para të tyre në një trajnim përgatitor, ku do të përfshihet mësimi i gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe shqipe, ata do të fillojnë me punë nëpër fshatrat dhe qytetet e Maqedonisë.

Korpusi i Paqes nga Amerika është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi. Korpusi i Paqes ka tre qëllime: të ndihmojë shtetet e interesuara në përmbushjen e nevojave të tyre me individë të trajnuar; të promovojë njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve që shërbejnë; si edhe të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshëm nga ana e amerikanëve. Përmes këtyre qëllimeve vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të nxitur paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptim në mes njerëzve me kultura dhe trashigimi të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *