Home / Kryesoret / Peshkopi:Takohen me shpëtimtarët e Maqedonisë pas 6 vitesh

Peshkopi:Takohen me shpëtimtarët e Maqedonisë pas 6 vitesh

Pas gjashtë vitesh takohen dy pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë dhe shtetas të Shqipërisë.Ngjarja na ndodhur  në vitin 2010 kur dy shtetas të Shqipërisë kishin mbetur të izoluar në borë në Malin e Korabit mbi Dibër, në një tentim të tyre për të hyrë ilegalisht në Maqedoni.Falë angazhimit të dy policëve, Latif Pajkovski-komandant i stacionit policorë në Rostushë dhe Vedat Zeqiri- udhëheqës i ndërrimit në stacionin policorë për mbikqyrjen kufitare në Zhirovnicë, kanë shpëtuar dy qytetarët shqiptarë nga Peshkopija, gjegjësisht 26 vjeçarin Mojsi Selmani dhe Shaban Elezin 28 vjeçar, raporton Tv Koha, njofton Policia e Tetovës.

Në një kumtesë të lëshuar nga Policia e Tetovës, nënvizohet se takimi i tyre ka qenë I mushur me emocione dhe mirënjohje publike  për profesionalizimin dhe humanitetit e lartë, të veprimit njerëzor të Pajkovskit dhe Zeqirit që  do të mbetet si një shembull pozitiv për veprimet policore në situate kur në pyetje janë minuta dhe sekonda, atëherë ku vendoset për jetë apo vdekje. “Pajkovski, atëherë komandant i stacionit policorë për mbikqyrje kufitare Zhirovnica dhe Zeqiri me një angazhim maksimal, kanë bërë një akt heroik, dhe kanë arritur që të shpëtojnë shtetasit shqiptarë, të cilët ilegalisht kanë hyrë në vendin tonë me qëllim që të shkojnë në Gostivar  dhe kanë humbur në shpatiet me dëborë të Korabit, duke ngecur në borën e thellë, në temperatura ekstremisht të ulëta dhe vdekjeprurëse. Por atëherë në skenë kanë dalur dy pjestarët policorë të cilët me anë të këshillave që ju kanë dhënë nëpërmjet telefonit, rreth asaj se si duhej vepruar  dhe me anë të veprimeve të tjera specifike , kanë arritu që t’i nxjerrin nga dëbora të ngrirë, por të gjallë, dhe më pas me anë të një helikopteri ushatarak, të cilin në ndërkohë e kanë thirrur, i kanë vendosur në spitalin e Dibrës”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Policia e Tetovës.Me këtë rast mirënjohje publike për Pajkovskin dhe Zeqirin në takimin e Dibrës ka ndarë edhe kryetari i komunës së Peshkopisë, Etem Fida, i cili nuk ka kursyer fjalët, lëvdatat më të mira për veprën e tyre humane, për të cilët së shpejti po përgaditen dhe do të ju edhe mirënjohje për aktin e tyre human dhe  heroik.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *