Home / Kryesoret / Policia i konfiskoi 150 kilogramë marihuanë

Policia i konfiskoi 150 kilogramë marihuanë

Policia mbrëmë në rrugën lokale fshati Bashinë – Veles në një automjet motorik të drejtuar nga S.A. ka gjetur një materie të panjohur barishtore (supozohet marihuanë) me peshë të përgjithshme prej rreth 150 kilogramë.

“Mbrëmë rreth orës 19:50 në rrugën lokale fshati Bashinë – Veles, gjatë kontrollit të automjetit motorik “Folksvagen vento” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A. (38) nga Shkupi, nëpunësit policor në bagazh i kanë gjetur dy valixhe të mëdha dhe tre çanta me materie të panjohur barishtore (supozohet marihuanë) me peshë të përgjithshme prej rreth 150 kilogramë”, informojnë sot nga policia.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Veles. Janë gjetur gjësende, me vërtetim për gjësendet e marra përkohësisht, janë marrë dhe do të dorëzohen për ekspertizë. S.A. është në paraburgim në SPB Veles dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të shtrohet padi përkatëse

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *