Home / Lajme / Botë / Policia në Sharlot i publikoi incizimet dhe fotografitë nga incidenti

Policia në Sharlot i publikoi incizimet dhe fotografitë nga incidenti

Policia në qytetin amerikan Sharlot publikoi incizime nga incidenti mes policisë dhe afroamerikanit të vrarë Kit Skot, pasi demonstruesit disa ditë kërkojnë publikimin e tyre.

Në kumtesën e policisë, në të cilën qëndron edhe incizimi, thuhet se Kit Skot ka pasur pistoletë dhe ka përdorur marihuanë gjatë incidentit. Policia publikoi edhe fotografi me pistoletë dhe me cigare me marihuanë në dorë.

Vrasja e afroamerikanit nga ana e policisë shkaktoi protesta masovike dhe të dhunshme për shkak të brutalitetit policor.

Në incizimin nuk shihet qartë nëse Skot ka pistoletë, por qartë dëgjohet se policët kërkojnë nga ai ta hedhë në tokë. Skot nu i ka dëgjuar komandat me gojë. Polici, i cili e ka vrarë Skotin është po ashtu afroamerikan dhe ka hapur zjarr pasi ka vlerësuar se Skot paraqet kërëcënim të drejtpërdretë fizik për të dhe policët tjerë.

Avokatët e familjes së Skotit deklaruan se incizimi lë shumë çështje pa përgjigje dhe nuk jep dëshmi të qarta nëse në dorën e afroamerikanit të vrarë ka ndonjë send dhe çka.

Policia kumtoi se në pistoletë ka pasur gjurmë të Skotit, gjë që u konfirmua edhe me ADN analizë, ndërsa arma ka qenë e mbushur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *