Home / Lajme / Botë / Poroshenko: Rusia zhvillon luftë të pashpallur kundër Ukrainës
Address by H.E. Mr. Petro Poroshenko President, Ukraine General Assembly Seventy-first session 10th plenary meeting General Debate

Poroshenko: Rusia zhvillon luftë të pashpallur kundër Ukrainës

Rusia zhvillon luftë të pashpallur hibride kundër Ukrainës, e cila ka edhe komponenta terroriste, deklaroi nga foltorja e Kombeve të Bashkuara presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, njoftoi DPA.

Në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së Poroshenko theksoi se vitin e kaluar në praktikë lufta hibride edhe më shumë është zgjeruar dhe pasojat e saj shihen në tërë Evropën, në SHBA dhe gjithkund.

“Ukraina është poligon për testimin e luftës hibride, në të cilën shfrytëzohen metoda si presion politik, propagandë, manipulime zgjedhore, befasime ekonomike, operacione ushtarake dhe keqpërdorime të masave diplomatike”, tha Poroshenko.

Sipas tij në Donbas ka rreth 38 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura kundërligjore, të cilët siç tha “deri në dhembë janë të armatosur nga Rusia” dhe të cilët disponojnë me më shumë se 700 tanke, 1.200 autoblinda dhe 100 sisteme artilerike.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *