Home / Kryesoret / Porosia e zëvendëskryeministrit Festim Halili për studentët e UT-së

Porosia e zëvendëskryeministrit Festim Halili për studentët e UT-së

Në fillim ishte fjala. Dhe fjala u bë dritë. Ajo dritë që do ndicojë përjetësisht terret e trishta të kohës. Ajo dritë e diturisë që përpara do t’ju shpijë.

I nderuari Rektor

I nderuar ministër i Arsimit

E nderuara udhëheqësi e USHT-së

Të nderuar studëntë

Mirë se erdhët në këtë vatër të dijës, në Universitetin e Tetovës, në këtë insituticion të ngitur me shumë mund, me shumë gjak dëshmorësh e pishtarësh të arsimit, në këtë institucioni me fat prej Feniksi,  që lindi nga hiri i vet, që sot për ju studentë të ri të jetë një fole e ngohtë e dijes dhe e përparimit arsimor e shkencor.

Kam nderin e vecantë që t’ju drejtohem studentëve të rinj, që sapo kanë përqafuar ëndrrën e re, atë të studimit, se rruga e cila i pret nuk është e shtruar me lule, është rrugë vështirësish të këndshme, rrugë që shpie te librat, te ligjërata në amfiteatro modernë të këtij insititucioni arsimor, tek profesorët e denjë dhe seriozë, te bibliotekat, te bota e re që do të rindërtohet brenda jush me synimin e vetëm që kur të dilni nga kjo derë të mos keni vetëm një diplomë në duar, por një botë tuajën të ndritur që di t’i cmojë dhe t’i ruajë vlerat njerëzore individuale dhe kombëtare, që di ta mbajë dinjitetin pak më lart se koka e vet, që di të jetë pararojë e ngrehinës që quhet moral, që kurdoherë e ka mësuar se diplomat e varura në mur janë vetëm letra që e mbajnë ison e personalitetit e se personaliteti ndërtohet me vullnet të mirë në këto dyer, me shembuj të mirë pedagogësh dhe me dashuri profesionale. Vitet tuaja të ardhshme kanë një vule më tepër cilësie, që është indeksi juaj i studentit, i cili indeks këtej e tutje do të jetë, vec të tjerash, edhe diga e patejkalueshme juaja kundër prapësive individuale e brrerjes kolektive. Këto vite do të jenë vendimtare në kuptimin që do të formoni mbi jetën dhe në sigurinë që do ta fitoni në vërtetësinë e patejkalueshme të maksimës latine:”Per aspera ad astra” (Nëpër ferra deri tek yjet), maksimë kjo që e përmbledh metaforikisht tërë qëllimin e ardhjes suaj në këtë vatër të dijes e të vetëndërtimit, si dhe të rrugës që do ta kaloni këtu.

Në kuadër të Universitetit të Tetovës ka aq fakultete dhe programe studimore ku secili prej jush mund të realizojë vetveten në fushën e caktuar. Kuadri i UT është kuadër i përgatitur për mësimdhënie dhe dhe kjo ëhstë tejet domethënëse, pasi, sic e dini, prej një mësuesi të mirë mund të përfitohet shumë. UT tashmë ka dhe një administratë moderne dhe të përpiktë që e lehtëson rrugëtimin tuaj, atë më të rëndësishmin që e keni në jetë: shkollimin.

Të nderuar studentë, rruga e cila ju pret është rrugë që do ecje të kujdesshme, do përkushtim, seriozitet, është e ngjashme me atë ngjitjen e një alpinisti, majat nuk janë të paarritshme nëse te ju ka motivim të plotë, ka dëshirë për punë studimore, ka përkushtim serioz. Majat nuk janë për t’u shikuar nga larg, por për t’u pushtuar.

Duke qënë edhe vetë profesor në këtë universitet, dua të lë një porosi te studentet e rinj: keni fat si gjeneratë, keni kushtet moderne për të studiuar, do fitoni dhe bursa studimi, do merrni pjesë në shkolla verore, seminare dhe konferenca, merruni seriozisht me shkencë, lexoni, sepse vetëm kësisoj mund të arrini vetveten tuaj që e synoni. Dua t’ju shoh shumë më lartë se vetja. Dua të shoh studentin tim të ketë kaluar profesorin me sukseset e veta, ëndërr më të madhë për një mësues nuk njoh…

Përkushtimi dhe studimi serioz do t’ua garantojnë nesër suksesin dhe punësimin tuaj. Në sytë tuaj shoh betimin për përkushtim dhe dëshirën për t’ia mësyer majes. Edhe lutjet e mia janë me ju! Suksese!

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *