Home / Kryesoret / PPD, kuvend zgjedhor i degës së Tetovës

PPD, kuvend zgjedhor i degës së Tetovës

Në suazat e aktiviteteve për forcimin e plotë kadrovik të PPD-së më 24 shtator 2016 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës  Dega e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor pas Kongresit të suksesshëm të  saj të VII-të.

Në Kuvend 85 delegatët e pranishëm zgjodhën Kuvendin e Degës prej 33 anëtarësh si dhe kryesinë e Degës prej 15 anëtarëve.

Kuvendi zgjodhi unanimisht Prof. Dr. MUSLI FERATIN për kryetar të Degës Afërdita Hamitin për sekretare si dhe Islam Ajruli dhe Naim Shabani për  nënkryetarë.

Në ndërkohë kryetari  i PPD-së Abdyladi Vejseli me bashkëpunëtorët e ngushtë qëndroi në Strugë ku me kryesinë e ngushtë të  Degës Strugë i bënë parapërgatitjet për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të Degës Strugë.

PPD vazhdon aktivitetet e konsolidimit me kuvendet e rradhës në Gostivar , Saraj, Karshiakë, Hasanbeg etj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *