Home / Kryesoret / Presidenti Ivanov në orën e parë të vitit të ri akademik në Akademinë ushtarake

Presidenti Ivanov në orën e parë të vitit të ri akademik në Akademinë ushtarake

Orën e parë të vitit të ri akademik në Akademinë ushtarake “Gjeneral  Mihailo Apostolski” – Shkup sot e mbajti presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili ka folur në temën “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në krizën e refugjatëve”.

Në ligjërimin presidenti Ivanov u përqëndrua në çështjet aktuale nga fusha e gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë, të cilat kanë të bëjnë me sfidat me të cilat përballet Republika e Maqedonisë, në kontekst të krizës migruese dhe të refugjatëve.

“Gjeografia si faktor i përhershëm i politikës sërish inkuadrohet në skenë dhe neve na mbetet të përshtatemi dhe përgatitemi për ndryshimet e rëndësishme, të cilat  qëndrojnë para dhe me të cilat do të duhet të ballafaqohemi, para se gjithash ta ruajmë atë që e kemi, e ai është shteti ynë. Të gjithë duhet të japim shembull personal dhe kontribut për realizimin e atij qëllimi”, ka porositur presidenti Ivanov.

Dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski, para të pranishmëve ka theksuar se Akademia nga themelimi i saj jep përparim të madh dhe kontribut cilësor dhe kuantitativ në suaza të sistemit për mbrojtje me eprorë dhe studentë të rinj me arsim të lartë nga fusha e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit me krizat.

Në solemnitet me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017 në 20 klasat e kadetëve të Akademisë ushtarake, kumtoi sot MPB, ka marrë pjesë dhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *