Home / Kryesoret / Prokuroria heton mashtrim me aranzhmanet turistike dhe biletat e aeroplanëve

Prokuroria heton mashtrim me aranzhmanet turistike dhe biletat e aeroplanëve

Prokuroria publike e Prilepit pas kallëzimit penal të parashtruar ka sjellë “urdhër” për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi fizik dhe një personi juridik nga Prilepi të dyshuar për mashtrim.

“Personi i parë i dyshuar, si drejtues dhe në emër të personit të dytë të dyshuar nga fundi i vitit 2015 deri në fund të muajit gusht, me qëllim që për vete dhe për personin juridik të përvetësojë dobi pronësore antiligjore, ka mbajtur në konfuzion tetë persona nga Prilepi, katër nga Shkupi, dy nga Struga, nga një person nga Tetova, Manastiri dhe Ohri dhe katër persona nga Australia, si dhe një person juridik nga Shkupi.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari i parë i ka shtyrë të dëmtuarit të bëjnë disponim të dëmshëm të pronës së tyre me çmime që ajo i ka përcaktuar dhe në llogari të personit juridik të paguajnë vlerë përkatëse në para për aranzhmane turistike dhe bileta aeroplani.

Të dëmtuarit, një pjesë të mjeteve i kanë paguar në llogari të personit juridik, ndërsa një pjesë me para kesh personit të dyshuar të parë.

Kundër personit të parë të dyshuar, prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike – Prilep, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep, ka parashtruar propozim për përcaktim të masës “paraburgim”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *