Home / Kryesoret / Promovim i fushatës kundër ksenofobisë

Promovim i fushatës kundër ksenofobisë

Në Galerinë mobile CAC në Parkun e frankofonisë pranë Parkut të qytetit dhe në Kapan Han në Çarshinë e vjetër sot dhe nesër do të mbahen një sërë ngjarjesh për promovimin e fushatës kombëtare kundër ksenofobisë të titulluar si “Fëmijët e planetit Tokë”.

Ngjarjet muzikore dhe artistike dhe diskutimet të cilat janë pjesë nga promovimi kanë për qëllim të stimulojnë në të menduar se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë qetë, në liri dhe të sigurt dhe se jemi të aftë ta tejkalojmë frikën në rritje nga të huajt dhe urrejtjen ndaj atyre më ndryshe se ne.

Me këtë përfundojnë aktivitetet të cilat fondacioni “Shoqëri e hapur – Maqedoni” i zbatoi në suaza të konceptit Ndihmë humanitare dhe juridike për migrantët nga 1 shtatori i vitit 2015, deri më 30 shtator të këtij vitit, në bashkëpunim me “Legis” shoqatën e Maqedonisë të juristëve të rinj dhe Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *