Home / Kryesoret / PSP, 862.045 euro për furnizimin me pajisje nga Britania e Madhe

PSP, 862.045 euro për furnizimin me pajisje nga Britania e Madhe

Kjo është lënda e parë nga krimi ekonomik I cili ka dale nga materialet e përgjuara. Lënda mban emrin e koduar “Thesari”.

Tre persona udhëheqës të lartë në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe një person nga MPB-ja akuzohen për keqpërdorim gjatë furnizimit të pajisjeve nga Britania e Madhe.

Furnizimi I pajisjes është kryer përmes firmës “Finzi Dooel- Shkup’, pronësi  e Kosta Kërpaç.

Ashtu siç njoftoi prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për 862.045 eurove. Ky furnizim i pajisjeve për nevoja të MPB-së ka filluar në vitin 2010. PSP-ja gjatë ditës së sotme do të kërkoj nga gjykata masa të posaçme për personat e  dyshuar.

Për llojin e pajisjes dhe se për cilën firmë nga Britania bëhet fjalë nga PSP-ja u shprehen decid se nuk mund të japim të dhëna, ngase vlerësojmë se dëmtojnë procesin hetimorë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *