Home / Kryesoret / PSP do ta prezantojë raportin gjashtëmujor

PSP do ta prezantojë raportin gjashtëmujor

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot në konferencë shtypi do ta prezantojë raportin gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Ky është raporti i dytë gjashtëmujor për aktivitetet e punës së PPS që duhet të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Raporti i parë i Prokurorisë Publike Speciale deri te Kuvendi dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë u parashtrua më 15 mars, por Janeva nuk e elaboroi raportin para deputetëve dhe para Këshillit, prandaj seancat janë anuluar disa herë.
Sipas Ligjit për Prokurori Publike Speciale, PPS obligohet çdo gjashtë muaj të japë llogari para Kuvendit dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

“Prokurori publik do të dorëzojë raport çdo gjashtë muaj për aktivitetet e saj, duke e përfshirë edhe përshkrimin për zhvillimin e cilitdo hetim apo përndjekje të ndërmarrë nga prokurori publik. Në këtë raport mund të përjashtohen materiale që sipas prokurorit publik duhet të ruhen si materiale të besueshme, por do të sigurojë informacione përkatëse që t’i arsyetojë shpenzimet”, është theksuar në Ligj.

PPS pasi u formua për një vit i hapi pesë hetime: “Titanik”, “Tortura”, “Fortesa”, “TNT” dhe “Transporter”.

Rasti “Titanik” ka të bëjë me manipulime zgjedhore në të cilin të dyshuar të parë ishin ish-ministrja e Punëve të Brendshme dhe ai për Transport dhe Lidhje, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski si dhe ish-sekretari i Qeverisë.

Procedura hetimore e njohur si “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e liderit të partisë Të bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkovski.

Rasti “Fortesa” është për përgjimin e paautorizuar, në të cilin PPS i ngarkoi dy shefa të sektorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe ish-ministren për Punëve të Brendshme se e kanë shfrytëzuar pozitën e tyre dhe kanë zbatuar shkatërrim të dy sistemeve për ndjekjen e komunikimeve.

Rasti i pestë, “TNT”, ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit Kosmos.

Prokuroria Publike Speciale për procedurat parahetimore dhe hetimore deri më tani nuk ka parashtruar asnjë aktakuzë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *