Home / Lajme / Botë / Putin dhe Erdogan arritën marrëveshje të formojnë fond të përbashkët investues
epa04510751 Russian President Vladimir Putin (L) shakes hands with his Turkish counterpart Recep Tayyip Erdogan during their meeting in the new presidential palace outside Ankara, Turkey, 01 December 2014. Putin and Erdogan began a meeting in Ankara to discuss their often opposing views on the crisis in Syria, the Islamic State threat and gas supplies to Turkey. Putin is on a one-day official visit to Turkey. EPA/MIKHAIL KLIMENTYEV / RIA NOVOSTI / KREMLIN POOL

Putin dhe Erdogan arritën marrëveshje të formojnë fond të përbashkët investues

 Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik Aleksej Ulukaev sot deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin dhe kolegu i tij turk Rexhep Taip Erdogan kanë arritur marrëveshje të formojnë fond të përbashkët investues, transmetuan mediat britanike.

Dy liderët u takuan në prag të samitit të G-20 në qytetin lindor kinez Hangxhu.

“E përfundojmë punën për formimin e fondit investues ruso-turk”, deklaroi Ulukiev.

Ai shtoi se Rusia dhe Turqia i kanë afruar qëndrimet edhe për lidhjen e marrëveshjes për zonë për tregti të lirë, transmetoi TASS.

“Rusia dhe Turqia i shqyrtojnë edhe hollësirat konkrete për ndërtimin e gazsjellësit ‘Rrjedha turke’, për shembull, për vendin ku do të kalojë gazsjellësi”, tha Ulukaev.

Ai theksoi se Turqia i plotësoi të gjitha premtimet, që kanë të bëjnë me ECB “Akuju” dhe shpreh bindje të madhe se blloku i parë i elektrocentralit bërthamor do të lëshohet në përdorim në afatet e caktuara me marrëveshjen për ndërtim.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *