Home / Kryesoret / Raporti për punën e PSP-së para Komisionit kuvendor për sistem politik

Raporti për punën e PSP-së para Komisionit kuvendor për sistem politik

Raporti gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale Publike sot do të shqyrtohet nga deputetët të cilët marrin pjesë në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në rend të ditës të këtij Komisioni është edhe raporti vjetor për punën e Prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015.

Seancën kuvendore në të cilën do të shqyrtohen raportet e prokurorive, kryetari i Kuvendit e caktoi për të hënën, 26 shtator.

Prokurorja speciale Katica Janeva javën e kaluar deklaroi se është e gatshme ta prezantojë raportin e dytë gjashtëmujor para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe para Këshillit të prokurorëve publik.

Janeva theksoi se PSP do të vazhdojë me punën e saj me qëllim që qytetarët e RM-së ta njohin të vërtetën për atë se kush dhe në çfarë mënyre në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka bërë vepër penale e dalë nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve.

Ajo ka apeluar që Parlamenti t’i miratojë ndryshimet e parashtruara nga ana e saj të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve që të mund PSP të hyjë në thelbin e lëndëve siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopoti”.

Në raportin e PSP-së mes tjerash qëndron se janë realizuar 28,75 për qind të buxhetit të kësaj Prokurorie publike për vitin 2016, e veçanërisht, siç thuhet, për të theksuar janë katër hetimet e hapura kundër 40 personave dhe dy propozimet e aktakuzave kundër gjithsej 21 personave, si dhe veprimet e shumta të ndërmarra.

Në raport thuhet se nga 1 prilli i këtij viti në PSP janë pranuar gjithsej 34 persona, të cilët janë punësuar në shërbimin e prokurorisë publike, si dhe persona të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse. Me marrëveshje në vepër janë angazhuar tre persona ashtu që ekipi i kësaj Prokurorie publike, duke e përfshirë edhe ekipin e prokurorëve dhe hulumtuesve, për momentin numëron 74 persona.

“Në periudhën e raportit intensivisht punohet në dëgjimin dhe përpunimin e materialeve të dorëzuara dhe përfundimisht më 15 shtator në proces të përpunimit janë 55.250 audio fajle, përkatësisht 12 për qind nga të gjitha audi fajle e dorëzuara. Dinamika e konfirmuar e përgjimit dhe përpunimi i materialeve do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim”, informon PSP në raport.

Janë dorëzuar gjithsej 901 kërkesa sipas nenit 287 të Ligjit për procedurë penale, 36 urdhra sipas nenit 284 nga Ligji për procedurë penale, janë përgatitur gjithsej 324 shënime për dëgjim të personave, prej të cilëve 264 për dëshmitarët e dëgjuar dhe 60 për personat e dyshuar, dy propozime për marrjen e lëndëve, 27 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe janë dorëzuar gjashtë lutje për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *