Home / Kryesoret / RDK: Të shpresojmë se e treta është e vërteta!

RDK: Të shpresojmë se e treta është e vërteta!

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim konsistent se vendi ballafaqohet me një ndër krizat më të thella dhe më komplekse që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, dhe për këtë arsye kërkohej mobilizim i jashtëzakonshëm i gjith forcave progresive në vend, sëbashku me faktorin ndërkombëtarë, për një zgjidhje të qëndrueshme të obstrukcioneve të njëpasnjëshme që vinin nga forca të errëta për një periudhë të gjatë kohore. Përshkak të kompleksitetit dhe të panjohurave të mëdha të që e kanë karakterizuar organizimin politik dhe shoqëror në vend që nga pavarsimi e deri më sot, qëndrimi ynë ka qenë konsistent se zgjedhjet nuk janë zgjidhje nga ky kaos i vërtetë që është duke kapluar vendin. Qëndrimi ynë sërrisht ngelën i pandryshuar, edhe pse katër aktorët politik në vend mbrëmë vendosën se zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, dhe u përcaktuan për zgjedhje më 11 dhejtor. Nuk ka dilemë se pasojat e këtij vendimi bien mbi këta katër aktorë politik, dhe shpresojmë se kësaj radhe do ta mbajnë fjalën deri në fund, duke patur parasysh ndryshimin e vendimit për dy datat paraprake, ate të 24 prillit dhe 5 qershorit. Të shpresojmë se e treta do të jetë e vërteta.

Gjatë kësaj periudhe mjaft kaotike për vendin, Rilindja Demokratike Kombëtare ka mbajtur një qëndrim mjaft konstruktiv, dhe do të vazhdoj të mbajë këtë qëndrim edhe më tutje. Për këtë arsye, tanimë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, dhe Rilindja Demokratike Kombëtare do të marr pjesë në zgjedhje të paralajmëruara për në dhjetor të këtij viti. Ne si subjekt jemi plotësisht të vetëdijshëm për apatinë politike që sundon në vend, dhe të shkaktuar tërrësisht nga këta aktorë politik, por do të punojmë me gjith qenien tonë për të rikthyer besimin te popullata për të dënuar këtë sjellje artificiale politike. Ne si subjekt politik jemi tërrësisht të vetëdijshëm për lojërat politike që përgatiten nga kuzhina të ndryshme të mbrendshme dhe të jashtme, dhe për këtë arsye do të jemi vigjilent në maksimum gjatë kësaj periudhe kohore, me qëllim që të mbrojmë njerëzit e vullnetit të mirë. Situata politike në vend dhe rajon kërkon anticipim të jashtëzakonshëm të zhvillimeve politike dhe Rilindja Demokratike Kombëtare ka kapacitet të ballafaqohet më këto sfida dhe do të ofroj më të mirën që ka mbrenda vetes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *