Home / Kryesoret / RDM: Në mënyrë reale të ndihmohen familjet në rajonet e vërshuara

RDM: Në mënyrë reale të ndihmohen familjet në rajonet e vërshuara

Ripërtëritja demokratike për Maqedoninë (RDM) kërkon që të lehtësohen procedurat për qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet që më lehtë ta marrin ndihmën e premtuar.

“Është pandershme që të këta persona të cilët janë munduar të shëtisin nëpër noterë ose me javë të kërkohen në lista që të bëhen kandidatë për “shpërblimin e madh” prej 500 euro. Akoma më e pandershme është a edhe e dhimbshme, në vend se emrin e tyre, ta gjejnë emrin e personave të cilët aspak nuk jetojnë në rajonet e vërshuara”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

Që atje kërkojnë që personat drejtues në këto institucione ta ndjekin me seriozitet gjendjen, të përcaktojnë kush dhe në emër të kujt i keqpërdorin qytetarët dhe përfundimisht, siç thonë, urgjentisht të sigurojnë që të dërgohet ndihma e premtuar.

Vlerësojnë se krahas kësaj ndihme, shteti duhet të ndajë mjete reale buxhetore për familjet e përmbytura, me të cilën mund të riparohen shtëpitë, të blihen mobilie, veshje dhe gjithçka që u duhet për jetesë

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *