Home / Kryesoret / Referendum për shënimin e 9 janarit si ditë të Republikës Sërpska

Referendum për shënimin e 9 janarit si ditë të Republikës Sërpska

– Në Republikën Sërpska sot mbahet referendum, i pari në BeH pas Dejtonit, ku qytetarët do të prononcohen nëse dëshirojnë që 9 janari në të ardhmen të shënohet si Ditë e Republikës së RS-së.

Përfaqësuesit zyrtarë të RS-së i kanë ftuar qytetarët që masovikisht të dalin në vendet votuese dhe të vendosin nëse dëshirojnë që 9 janari të shënohet si ditë e Republikës Sërpska.

Të drejtë vote kanë 1.219.399 qytetarë, të cilët do të prononcohen në rreth 1.900 vendvotime.

Ata qytetarë të cilët sot do të jenë në Serbi, do të mund të drejtën e tyre të votimit ta realizojnë në Beograd, Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë dhe në Pançevë. Përveç në Serbi, qytetarët e RS-së do të mund të votojnë edhe në Austri, Belgjikë, Rusi, Gjermani dhe Zvicër.

Sipas paralajmërimeve të Komisionit për zbatimin e referendumit, rezultatet e para mund të priten gjatë natës.

Referndumi do të mabhet në atmosferë të tensionuar mes Banja Llukës dhe Sarajevës, duke marrë parasysh se Gjykata kushtetuese e BeH-së, të cilën udhëheqësia e RS-së nuk e njeh, mori vendim se ky votim është jokushtetues.

Kundër mbajtjes së referendumit është edhe bashkësia ndërkombëtare, BE-ja, Këshilli për implementimin e paqes në BeH, kreu shtetëror i Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa Rusia është shteti i vetëm që e përkrah

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *