Home / Kryesoret / Renova ndal edhe Shkëndijën (PLT)

Renova ndal edhe Shkëndijën (PLT)

Derbi I qytetit të Tetovës në mes skuadrës së Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar pa fitues. Në një lojë mjaft korrekte dhe cilësore të dy ekipet tetovare janë ndarë të kënaqur me ga një pikë, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Që ky rezultat të jetë deri në fund të takimit i pandryshueshëm më meritorë ka qenë portierii I Shkëndijës Zahov I cili ka patur edhe një paraqitje të shkëlqyer. Në këtë ndeshje ekipi I Renovës tregoi një kualitet më të mirë ndërsa ka përsëritur lojën sikur edhe Vardarit kur arriti të marrë një pikë, dhe me këtë ndeshje Renova në dy ndeshjet e fundit arrinë që të ndalë dy ekipet kryesore në ligën e parë që pretendojnë për titullin e Kampionit.

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.E para që kaloi në epërsi  ka qenë Shkëndija përmes futbollistit Stenlio Zhunior në minutën e 49 të takimit.Por të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani nuk u dorëzuan dhe u ritkthyen në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 63 përmes futbollistit Visar Musliu.

Deri në fund të takimit u regjistruan edhe disa raste por që përfunduan pa rezultat konkret dhe më këtë rezultat është përmbyllur derbi I qytetit të Tetovës Shkëndija Renova 1-1.

Në ndeshjet tjera ua rritën këto rezultate

Pobeda – Rabotniçki 2-1

Bregallnica -Makedonija Gjorçe petrov 1-2

Shkupi –Sileks 1-1

Vardar Pelister 1-1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *