Home / Kryesoret / Rritet niveli I ujit të Lumit Shkumbin, zhbllokohet rruga në Shipkovicë

Rritet niveli I ujit të Lumit Shkumbin, zhbllokohet rruga në Shipkovicë

Është rritur dukshëm niveli I ujit në Lumin Shkumbin. Deri tek rritja e nivelit ka ardhur si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit, raporton Tv Koha.  Me këtë rast komuna e Tetovës ka dalur me një komunikatë lidhur me situatën, ku siç njoftohet shtabi I krizës ka mbajtur edhe një koordinim.Në komunikatë thuhet. “Duke pasur parayshë shtimin e rreshjeve në Komunën e Tetovës nga përkeqësimi i motit, informojmë qytetarët se:Komuna e Tetovës me të gjitha kapacitetet maqinerike dhe resurset njerëzore është në terren. Brigada Kundër Zjarrit-Tetovë për momentin është angazhuar duke punuar në debllokimin e rrugës Brodec-Shipkovicë, ku është koncentruar një sasi e konsiderueshme maqinerike e kompanive private të angazhuara nga autoritetet komunale. Si rezultat i punës intenzive rruga është debllokuar. NPK “TETOVA” me të gjitha kapacitetet maqinerike është duke punuar në vendbanimin “Falisht”. Si rezultat i angazhimit operativ të shërbimeve komunale, me vështirësi, rruga është e qarkullueshme.Duke marë për bazë indikatorët meterologjik, Shtabi i Emergjencës pranë Komunës së Tetovës ka angazhuar shërbime që do të jenë në kujdestari.Apelojmë tek deri tek qytetarët, që në zonat kritike të mos qarkullojnë pa nevojë.Gjithashtu rikujtojmë edhe njëhere qytetarët që numrat e telefonit 193 dhe 195 janë në shërbimin tuaj 24 orë, për çdo nevojë apo ndihmë e cila ju nevojitet”  thuhet në komunikatën e lëshuar nga komuna e Tetovës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *