Home / Kryesoret / Rruga Resnjë-Manastir-Prilep e mbyllur në Manastir, komunikacioni i rieorientuar përmes qytetit

Rruga Resnjë-Manastir-Prilep e mbyllur në Manastir, komunikacioni i rieorientuar përmes qytetit

Për shkak të shembjeve në rrugë prej mbrëmë në orën 21:20 është mbyllur për komunikacion rruga magjistrale A-3, Resnjë-Manastir-Prilep në Manastir. Komunikacioni është riorientuar përmes qytetit, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesë, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *