Home / Kryesoret / Sami Jusuf: Në të ardhmen, mund të bëj diçka edhe në gjuhën shqipe

Sami Jusuf: Në të ardhmen, mund të bëj diçka edhe në gjuhën shqipe

Artisti i famshëm i ilahive Sami Jusuf, në deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se “Ka leksione që edhe Evropa Perëndimore mund t’i mësojë nga Evropa Lindore”.

Artisti i famshëm i ilahive Sami Jusuf, i cili e cilësoi si “pasuri” faktin që Ballkani është vend i formuar nën ndikimin shumë shekullor të shoqërive të ndryshme në të cilin jetojnë njerëz me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare, tha se me anë të vullnetit të njerëzve, nevojave të shoqërisë, dashurisë dhe partneritetit është bërë i mundur funksionimi i kësaj përzierje në mënyrë të shëndoshë”.

Duke u shprehur se në aspektin e respektit në kuptimin e përgjithshëm ka leksione që edhe Evropa Perëndimore mund t’i mësojë nga Evropa Lindore, Sami Jusuf u shpreh se “Mendoj se Evropa Perëndimore mund të mësojë mësime të shumta sa i përket respektit ndaj diversitetit, vlerave, traditave të ndryshme, njerëzve me origjinë të ndryshme, kulturave, dhe komuniteteve etnike”.

Jusuf është i mendimit se Evropa Perëndimore nuk është vend që duhet lakmuar me secilin aspekt të jetës.

“Ka shumë gjëra të cilat Evropa Perëndimore mund t’i mësojë nga Evropa Lindore. Bashkëjetesa e këtyre traditave të ndryshme njëra pranë tjetrës është fakt që vlen të përmendet dhe shpresoj që kjo ecuri të vazhojë dhe që paqja dhe dashuria të mbizotërojnë gjithmonë”, tha Jusuf.

Duke theksuar se veprat e tij ka dashur t’i interpretojë edhe në gjuhët e Ballkanit, Jusuf tha se në koncertin në të cilin kishte performuar në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, kishte interpretuar ilahi edhe në gjuhë boshnjake.

“Në koncertin në të cilin performova në në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, e interpretova veprën time ‘Never Forget’, kushtuar viktimave të masakrës dhe ngjarjeve të llahtarshme të Srebrenicës. Në të ardhmen, mund të bëj diç edhe në gjuhën shqipe. Dua të bëj një gjë të tillë. Kultura shqiptare me të vërtetë është kulturë e pasur””, tha Jusuf.

Duke folur për përmbajtjen e veprave të tij, Jusuf nënvizoi se spiritualiteti i tyre mund të përqaset nga këndvështrime të ndryshme dhe se me vlerat e veprave të tij shpërndahen vlera dhe virtyte.

“Asnjëherë nuk jam marrë me aktivitete për imponimin e fesë. Unë përpiqem vetëm të shpërndaj vlera. Njerëzit mund t’i gjejnë prapavijat e besimeve, vlerat dhe rrugët e tyre. Secili i ka traditat e veta. Ato që janë të rëndësishme për mua janë të vërtetat, solidarizimi, dashuria dhe virtytet në nivel global”, tha Jusuf, duke shtuar se secili njeri ka një rol që mund ta luajë për ta bërë botën një vend më të mirë.

Artisti i famshëm i ilahive Sami Jusuf, sot do të perforomojë në koncertin në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *