Home / Lajme / Botë / Së paku 23 veta kanë humbur jetën nga votka helmuese në Ukrainë

Së paku 23 veta kanë humbur jetën nga votka helmuese në Ukrainë

Ditëve të fundit së paku 23 veta kanë humbur jetën nga votka helmuese në pjesët e varfëra, rurale të Ukrainës, informuan autoritetet ukrainase.

Prokuroria në Harkov gjatë 24 orëve të fundit ka lajmëruar edhe për pesë raste të reja të vdekjes, duke shtuar se nga e premtja tashmë 13 veta nga ky rajon kanë vdekur nga votka vdekjeprurëse.

Në Donjeck ka pasur pesë raste të vdekjes, të cilët e kanë pirë votkën e njëjtë, informon drejtoria policore nga Kievi.

Policia kumtoi se rastet e para ishin paraqitur në rajonin Harkov, ku aktualisht 53 veta mjekohen nga helmimi me votkën e prodhuar ilegalisht, transmetojnë mediat franceze.

Autoritetet theksojnë se kanë arrestuar pesë persona, të gjithë pronarët e dyqaneve në Harkov, të cilët tani ballafaqohen me dënim prej pesë deri në 10 vjet burg përderisa dënohen për prodhim të paligjshëm të votkës.

Alkooli ilegal është përhapur gjërë në pjesët rurale të Ukrainës. Mediat franceze theksojnë se, megjithëatë, raste të vdekjes nga helmimi me votkë ilegale është e rrallë në këtë vend në krahasim me Rusinë ku shumë gjërë është e përhapur alkooli “vendor” nga i cili në vit vdesin mbi një mijë veta.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *