Home / Kryesoret / Seancë e Këshillit Komunal të Gostivarit

Seancë e Këshillit Komunal të Gostivarit

Këshilli i Komunës së Gostivarit, mbajti seancën e 32 të me radhë, me çka, këshilltarët miratuan shumë vendime të rëndësishme.

Ndër pikat kryesore ishte propozim – konkluzioni për miratimin e raportit të Stacionit Policor të Gostivarit për gjysmën e parë të vitit 2016.

Para këshilltarëve, raportin e paraqiti komandanti i Stacionit Policor, Gazi Abdurahimi, i cili tha që Sektori  i Punëve të Brendshme – Tetovë gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit 2016 ndërmori masa permanente dhe aktivitete në kuadër të autorizimeve ligjore me qëllim të pengimit, prevenimit dhe shkatërrimit të të gjitha formave të kriminalitetit dhe sjelljeve devijante.

“Gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit 2016 në territorin e SP Gostivar shënojmë zvogëlim të kriminalitetit prej 8% % në krahasim me gjysëmvjetorin e parë të vitit të kaluar 2015. Në periudhën e cekur gjithsej janë kryer  418 (2014-454) vepra penale për të cilat janë parashtruar gjithsej vepra penale 192(180) Gostivar  kundër  252 (226)  Gostivar”, tha Abdurahmani.

Me 17 vota për, u aprovua propozim – vendimi për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016. Fitore Aligega, përgjegjëse e Sektorit për çështje financiare, para këshilltarëve vuri në dukje që me këtë vendim bëhet ridedikimi i mjeteve ndërmjet programeve të ndryshme buxhetore.

“Rasti konkret është ridedikimi në buxhetin bazë dhe në llogarinë e dotacionit në llogarinë e buxhetit bazë kemi zvogëlim të programit të arsimit fillor 100.000,00 denarë, dhe të arsimit të mesëm 600.000,00 denarë, ndërsa vlera e njëjtë prej 700.000,00 denarë ridedikohet tek programi i çerdheve. Te llogaria e dotacionit kemi ndryshim të shpërndarjes brenda programes së njejtë  prej 520.000,00 denarë, do të thotë programes së çerdheve publike”, shtoi Aligega.

Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim – konkluzionin për miratimin e raportit kuartal- II për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

“Në buxhetin e Komunës së Gostivarit për kuartalin e dytë janë realizuar të hyra në vlerë prej 458.056.080,00 den.,nga i planifikuari 1.091.534.000,00 denarë nga buxheti i përgjithshëm i komunës së Gostivarit ose 42% ndërsa të dalat janë në shumë prej 439.811.995,00 denarë  nga buxheti i planifikuar ose 40%”, tha Aligega para këshilltarëve komunal.

Sipas saj, në buxhetin bazë kemi realizim të të hyrave prej 36% ndërsa të dala prej 34%. Dinamika e të hyrave në kuartalin e dytë është mesa vijojnë: të hyra tatimore 37,5%,jotatimore 58% , transfere dhe donacione 49% dhe të hyra kapitale 20%.

“Te të hyrat tatimore vlen të përmenden të hyrat nga tatimi në pronë me realizim 52% realizim ky i cili ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë tona.Në krahasim me kuartalin e dytë të vitit paraprak kemi rritje të të hyrave  te tatimi në pronë 1.18% dhe te të hyrat kapitale 1.55%.Dinamika e të dalave është me sa vijon:Paga dhe kompezime 43%,rezerva dhe shpenzime të pa definuara 8%,mallra dhe shërbime 30%,pagesa kamatore 5%,subvencione dhe transfere 21%,benefite sociale 34% , pagimi i kryegjësë 50% dhe të dalat kapitale 36,5%.Në buxhetin e konsoliduar në krahasim me kuartali e dytë të vitit të kaluar kemi rritje te të hyrave te buxheti bazë 1.02%,te llogaria e vetëfinancimit 1.26% dhe te llogaria e dotacionit 1%”, theksoi Fitore Aligega, përgjegjëse e Sektorit për çështje financiare.

Këshilltarët aprovuan edhe katër propozim – vendime për ndarjen e mjeteve financiare për shkolla fillore dhe të mesme publike, edhe atë SHF “Lirija”  fshati Vërtok,  SHMK “Gostivari”, si dhe SHMTK “Gostivari”.

Nga sfera e arsimit, këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionet për miratimin e  programit  vjetor për  punë të shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit.

Në rend dite ishin edhe propozim – Aktvendimet për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të këshillit  drejtues të shkollës fillore “Ismail Qemali” –Gostivar, dhe shkollës    fillore “Mustafa Kemal    Ataturk” – Gostivar. Disa anëtarëve që u kishte skaduar mandati, këshilltarët ua verifikuan mandatet e reja.

Këshilltarët miratuan edhe propozim – konkluzionet për dhënie  pëlqim kërkesës së SH.F “Bashkimi”  dhe SHMEK “Gostivar”, për shfrytëzimin e sallave sportive.

Nga sfera e urbanizimit, në seancën e 32 të Këshillit Komunal u miratuan propozim – vendimet  për miratimin e akteve  të Përgjithshëm për fshatrat Debresh dhe Forinë.

“Qytetarët e këtyre vendbanimeve tani do të mund të marrin leje për ndërtim në mënyrë të rregullt në suaza të aktit të përgjithshëm që e aprovoi këshilli komunal dhe me pëlqim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, tha Jeton Salija nga Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, para këshilltarëve, duke shtuar që tani do të ketë lehtësime edhe në kyçje të rrjetit të distribuimit elektrik për objektet e këtyre dy fshatrave.

U aprovua edhe propozim – programa  për ndryshim dhe plotësim të Programës vjetore për  përpunimin, ndryshimin – plotësimin si dhe sjelljen  e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – vendimin për plotësim të vendimit рër aprovim të listës për  projekte prioritare për rregullim dhe ndërtim të rrugëve dhe rrugicave lokale, si dhe vendimit për Kanalizime fekale dhe atmosferike si dhe sistemeve të ujësjellësit në territorin e Komunës së Gostivarit.

Këshilli Komunal miratoi vendimin për kofinancimin e projektit për rehabilitimin e rrugës ekzistuese regjionale që lidh fshatin Llakavicë me fshatn Sërmnovë.

Pajtim Sahiti, shef i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe realizim projektesh, theksoi që: “projekti do të realizohet nga Komuna e Gostivarit dhe Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut.

Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim – vendimin për përcaktimin e shiritit mbrojtës buzë rrjedhës së lumit Vardar e përfshirë me PDU-në për Bllokun 10 – Komuna e Gostivarit.

Në seancën e Këshillit Komunal u miratuan edhe disa vendime për punën e Ndërmarrjeve Publike. Këshilltarët aprovuan propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për miratimin e Raportit financiar, me gjendjen e 30.06.2016, si dhe popozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”- Gostivar, për fillimin e procedurës për tjetërsim të pasurisë së patundshme – lokale afariste.

Po ashtu, u miratuan edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit të K.D  të NP “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”  – Gostivar, рër  miratimin e raportit finasiar  01.01.2016 deri 31.03.2016  të N.P„Parkingu i  Qytetit dhe Gjelbërimi“ Gostivar, propozim – konkluzioni  për  dhënie pëlqim  Vendimit   të K.D të NP “Parkingu i  Qytetit  dhe   Gjelbërimi”  – Gostivar,  рër   ndyshim dhe  plotsim të  Çmimores   për   parkim  zonal   të   N.P “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”  Gostivar, si dhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim Vendimit   të  K.D të NP “Parkingu i Qytetit dhe   Gjelbërimi”  – Gostivar, рër sjelljen  e   Çmimores për shërbime të largimit,  transferimit të automjeteve  të   parkuara apo ndaluara në   mënyrë jo   të   rregullt   dhe makinave të dëmtuara.

U miratuan edhe propozim vendime për huamarrje, si dhe propozim – vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e Tetovës, Bervenicës, Mavrovë – Rostushës, Jogunovcit, Tearcës, Vrapçishtit dhe Zhelinës.

Dritë të gjelbër morën edhe dy propozim – vendime për përfshirje të objekteve të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik, si dhe propozim – vеndimi për sjelljen e dokumentacionit  planor urbanistik për person fizik.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *