Home / Lajme / Botë / SHBA-ja e zemëruar për shkak të bombardimeve të karvanit humanitar për Sirinë

SHBA-ja e zemëruar për shkak të bombardimeve të karvanit humanitar për Sirinë

 Raportet për bombardimin e karvanit humanitar në afërsi të qytetit sirian Alepo “shkaktuan zemërim” te SHBA-ja, kumtoi Departamenti i shtetit, duke shtuar se Uashingtoni do ta  rishqyrtojë bashkëpunimin e ardhshëm me Rusinë.

“Destinacioni përfundimtar i karvanit ishte i njohur për regjimin sirian dhe Rusinë, por edhe krahas kësaj, këta punëtorë humanitar janë vrarë derisa janë munduar t’i ndihmojnë popullit sirian”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Xhon Kirbi.

Ai theksoi se “SHBA-ja këtë çështje drejtpërdrejtë do t’ia parashtrojë Rusisë”.

“Duke i pasur parasysh shkeljet e përhershme të armëpushimit, ne do t’i rishqyrtojmë perspektivat e mëtutjeshme për bashkëpunim me Rusinë”, shtoi Kirbi.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *