Home / Kryesoret / Shqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë duke marrë tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2018

Shqipëria fiton 2-1 ndaj Maqedonisë duke marrë tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2018

Shqipëria fiton me rezultatin 2-1 në minutat e mbetura nga ndeshja Shqipëri-Maqedoni e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 77-të për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke marrë kështu tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2018.

Pas një goditje dënimi, Memushaj dha një top të bukur në zonë dhe Balaj e devijoi me kokë drejt portës duke shënuar kështu në minutën e ’88 për t’i dhënë kuqezinjve edhe fitoren e parë.

Momente frike në “Loro Boriçi” kur Maqedonia rrezikon vetëm pak minuta pas pësimit, por Berisha tregohet i jashtëzakonshëm, ndërsa pretendimet e miqve për një 11-metërsh nuk u dëgjuan nga gjyqtari.

Armando Sadiku mund të shënonte edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, por gjuajtja e sulmuesit përfundoi fare pranë shtyllës së majtë.

Goli i parë është shënuar për ekipin shqiptar nga Sadiku në minutën e 9-të, ndërsa maqedonasit kane barazuar rezultatin me anen e Alioskit në minutën e 51-të.

Shqipëria fiton sfidën e parë dhe e nis me këmbën e djathtë këto kualifikuese, falë golave të Sadikut dhe Balajt.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *