Home / Kryesoret / Shteti fillon të mbledh haraçin nëpërmes taksës radiodifuzive

Shteti fillon të mbledh haraçin nëpërmes taksës radiodifuzive

Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ashpër rreth tentimit të shtetit për të filluar të mbledh haraçin nëpërmes Drejtorisë së të Hyrave Publike duke publikuar listën e gati 5% të popullatës së shtetit, të gjith persona fizik, që u është shqiptuar vendimi për bllokim të xhirollogarive. Bllokimi i 85 mijë xhirollogarive të personave fizik për mospagesën e taksës radiodifuzive është një çmenduri e paparë dhe kërkon reagim urgjent, sidomos nga ana e Avokatit të Popullit, në mbrojtje të popullatës që janë duke u rrjepur nga ana e organeve të shtetit. Pafuqia e shtetit për të siguruar fonde për Radio Televizionin e Maqedonisë nuk mund të paguhet nga ana e popullatës së ngratë që edhe ashtu jeton në kushte mizore.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se bllokimi i xhirollogarive të 5% të popullatës është antiligjore dhe Avokati i Popullit, sëbashku me organizata tjerra, duhet urgjentisht të dalin në mbrojtje të popullatës. Shteti, duke luajtur rolin e mbrojtësit të pakompromistë të Radio Televizionit të Maqedonisë, në emër të popullit detyron njerëzit të paguajnë taksë radiodifuzive, edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve nuk gjenden fare në shtëpitë e tyre. Një pjesë e madhe e mërgimtarëve detyrohen të paguajnë taksë radiodifuzive, dhe u bllokohen xhirollogaritë, edhe pse ata me vite nuk qëndrojnë në vendlindje. Në të njëjtën kohë, përshkak të mosazhurimit të të dhënave, Drejtoria e të Hyrave Publike sjell vendim për pagesë të taksës dhe bllokim të xhirollogarive edhe për njerëz që kanë ndru jetë para shumë vitesh. Gjithashtu Drejtoria e të Hyrave Publike detyrojn të paguajnë taksën Radio Difuzive dhe bllokon xhirollogarite e më tepër anëtarëve të një familjeje. Detyrimi të paguajsh një taksë për një shërbim që një pjesë e madhe e popullatës nuk e shfrytëzon asnjëherë këtë shërbim, mund të intepretohet vetëm si komunizëm nga ana e shtetit duke tentuar të mbledh haraçin, dhe e gjitha në kurriz të popullatës. Për këtë arsye, Avokati i Popullit, sëbashku me organizatat tjerra, duhet urgjentisht të dalin në mbrojtje të popullatës, dhe jo të mbrojnë shtetin për pafuqinë e tyre për të siguruar fonde për Radio Televizionin e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *