Home / Kryesoret / Shuma marramendëse që i ofrohet aktorit Daniel Craig

Shuma marramendëse që i ofrohet aktorit Daniel Craig

Aktorit Daniel Craig i janë ofruar 150 milionë dollarë për të qenë pjesë e dy filmave të ardhshëm të James Bond. 48-vjeçari britanik, i cili luan rolin e agjentit 007 që nga viti 2006, pati thënë se më mirë “priste damarët” sesa të vazhdonte me këtë rol, por nuk e ka zyrtarizuar ende tërheqjen.

Burime për “Radar Online” kanë thënë se shefat e Sony-t duan ta mbajnë me çdo kusht aktorin edhe për dy filma të tjerë, derisa të ndajnë mendjen për pasardhësin e tij.

Zërat në Hollivud janë se ky zëvendësues mund të jetë Idris Elba ose Tom Hiddleston, por Sony kërkon që 007-n e parë bjond në histori ta mbajë edhe për disa vite.

Daniel Craig ka qenë James Bond në filmat Casino Royale (2006), Quantum of Solace (2008), Skyfall (2012) dhe Spectre (2015).

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *