Home / Kryesoret / Sot do të vazhdohet ndeshja e ndërprerë Shqipëri-Maqedoni, Kosova fiton pikën e parë historike

Sot do të vazhdohet ndeshja e ndërprerë Shqipëri-Maqedoni, Kosova fiton pikën e parë historike

 Ndeshja mes seleksioneve të Shqipërisë dhe Maqedonisë në fudboll në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi, është ndërprerë në minutën e 77-të për shkak të motit të keq dhe shiut të rëmbyeshëm të përcjellur me erë të fuqishme.

Ndeshja është ndërprerë gjatë rezultatit 1:1, pasi golin për kombëtaren shqiptare e shënoi Armando Sadiku në minutën e nëntë, teksa për Maqedoninë, Egzigjan Alioski në minutën e 51-të.

Delegatët e UEFA-s kanë vendosur që ndeshja të zhvillohet sot nga ora 14:00.

Zyrtarët e Maqedonisë kërkuan që minutat e mbetura të ndeshjes të luhen në orën 12:00 ditën e sotme, ndërkohë që pala shqiptare kërkoi që këto minuta të luhen në orën 16:00.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë debutim ëndrrash në takimin e parë në një garë zyrtare ndërkombëtare, duke arritur të barazojë me rezultatin 1:1 në Finlandë, në një ndeshje ku e meritoi edhe fitoren.

Skuadra vendase e filloi më mirë takimin duke sulmuar dhe duke krijuar disa raste, të cilëve mysafirët u shpëtuan.

Mirëpo, në minutën e 18-të nikoqirët realizuan. Një moment pakujdesie në mbrojtje dhe finlandezët arritën të konkretizojnë. Paulus Arajuuri ishte futbollisti që realizoi golin e parë në këtë përballje (18’).

Menjëherë pas, Kosova pati një reagim të mirë, mirëpo nuk u konkretizuan disa raste duke goditur edhe shtyllën. Në gjysmën e dytë, Kosova filloi ta dominonte ndeshjen në përpjekje për ta kërkuar golin e barazimit.

Dhe falë një paraqitjeje mbresëlënëse të përfaqësueses kosovare dhe presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, erdhi goli. Pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Valon Berisha, i cili ishte tejet i saktë në goditjen e tij që u ndal në rrjet (60’).

Ky është një gol historik, duke qenë se është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në një garë zyrtare ndërkombëtare.

Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi edhe në minutat tjera, pasi në asnjë moment nuk shprehnin inferioritet, porse kosovarët shkonin gjithmonë përpara për të sulmuar, edhe pse në raste të caktuara rrezikonin.

Në minutat e mbetura, Kosovës iu mohua një penalti, derisa presioni vazhdoi në kërkim të golit të fitores, por për fatin e keq, u desh të pajtohemi me barazim.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *