Home / Kryesoret / Sot fillon viti i ri akademik

Sot fillon viti i ri akademik

Në universitetet në Maqedoni sot fillon viti akademik 2016/2017.

Për studentët e ri do të organizohet ora e parë akademike në fakultete, ndërsa në disa prej tyre do të marrin pjesë rektorët e universiteteve dhe përfaqësuesit nga Ministria përkatëse.

Rektori i ri i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orën e parë akademike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK) në Shtëpinë e ARM-së.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska do të mbajë fjalim në orën e parë të Fakultetit për Teknologji Informatike dhe komunikime pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, ndërsa zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe rektori i Universitetit “Goce Delçev” (UGD) Shtip Bllazho Boev në solemnitetin para studentëve të tij të UGD-së.

Solemnitet për studentë të rinj do të ketë edhe në Universitetin Shtetëror në Tetovë (USHT) ku do të marrë pjesë rektori Vullnet Ameti, ndërsa ligjërata me rastin e orës së parë akademike do të mbahet për kadetë dhe studentë të akademisë ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në kazermën “Goce Delçev” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *