Home / Kryesoret / Takim Poposki-Zhbogar

Takim Poposki-Zhbogar

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki kishte takim me ambasadorin e ri të sapoemëruar të jashtëzakonshëm të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, kumtoi sot MPJ-ja.

Në takim Poposki dhe Zhbogar biseduan për përparimin në procesin e eurointegrimit në Republikën e Maqedonisë. Në këtë kontekst janë theksuar pritjet për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si bazë për intensifikimin e proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Është biseduar edhe për menaxhimin me krizën e refugjatëve-emigrantëve dhe për ndihmën evropiane në këtë drejtim, që paraqet interes të përbashkët.

Ambasadori Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian edhe më tej do të vazhdojë me mbështetjen e vet në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të takimit, ministri Poposki i ka dëshiruar mision të suksesshëm diplomatik ambasadorit Zhbogar në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *