Home / Kryesoret / Takim Thaçi-Staffansson, diskutohet për situatën e tanishme politike në Maqedoni

Takim Thaçi-Staffansson, diskutohet për situatën e tanishme politike në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për proceset demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim organizimi i zgjedhjeve demokratike dhe rikthimi i dialogut për vazhdimin e reformave të caktuara nga Bashkimi Evropian janë me rëndësi të veçantë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *