Home / Kryesoret / Takim Zaev – Stafanson

Takim Zaev – Stafanson

Realizimi i obligimeve nga të gjitha subjektet politike për proces të drejtë parazgjedhor dhe zgjedhor në dhjetor, që ceket si prioriteti numër një për shtetin dhe qytetarët, ishte tema e takimit të sotëm të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Mats Stafanson.

Siç kumtoi LSDM, në takim, zaev ka cekur se LSDM është tërësisht e përkushtuar në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të rregullta në Maqedoni, si zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike dhe se Qeveria duhet t’i përmbushë pritjet për zgjedhje të drejta.

Pjesa më e madhe e takimit, në të cilin Stefanson ishte i shoqëruar nga zëvendës ambasadori Anton Irekvist, iu kushtua edhe Programit të LSDM-së dhe qëndrimin e partisë për zhvillim të Maqedonisë.

“Kryetari i LSDM-së kumtoi se partia është tërësisht e hapur për qytetarët me të cilët në terrenj tashmë një periudhë të gjatë bisedon dhe vepron në drejtim të ndryshimeve që pas dhjetorit do ta ngritin standardin jetësor dhe do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe demokratik të vendit”, ceket në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *