Home / Kryesoret / Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova

Takohen tregtarët nga Gostivari dhe Kosova

Në qytetin e Gostivarit u realizua takimi i punës mes biznesmenëve nga Kosova (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre nga Gostivari.

Organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, u realizua në kuadër të projektit të ndërmarrë nga organizata “Global Consulting & Development Associates”, e Republikës së Kosovës me mbështetje të programit të UNDP – Kosovë, dhe synon përforcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

Në cilësinë e nikoqirit, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili pasi përshëndeti dhe u uroj mirëseardhje në qytetin e Gostivarit drejtuesve të Sektorit privat nga Kosova, potencoi që: “Projekti i financuar nga UNDP dhe që mundësoi takimin e biznesmenëve nga Gostivari dhe dy komunave nga Republika e Kosovës, është i mirëseardhur sepse shfrytëzohet për tu njoftuar mes veti biznesmenët nga këto vende, me perspektivë që në të ardhmen edhe të bashkëpunojnë”.

“Duke mos pasur kontakte njëri me tjetrin, nuk kanë njohuri për veprimtarinë e tyre. Si mungesë e informacionit, biznesmenët detyrohen të shkojnë dhe të bashkëpunojnë me subjekte ekonomike të shteteve më të largëta, duke bërë shpenzime shumë të larta. Ka mundësi që i njëjti prodhim dhe me të njëjtin cilësi të gjendet edhe në tregjet tona. Duhet të mbajnë kontakte mes veti dhe tu shmangen shpenzimeve dhe humbjes së kohës duke udhëtuar andej këndej”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili po ashtu potencoi që: ”Në shtetet demokratike, i jepet përparësi zhvillimit të sektorit privat, dhe se Komuna e Gostivarit vazhdon të mbështet bizneset lokale me mundësitë që i ka si pushtet lokal”.

Arsim Vranovci, president ekzekutiv i organizatës “Global Consulting & Development Associates”, pasi falënderoi kryetarin Nevzat Bejta dhe Komunën e Gostivarit për mbështetjen e ofruar, deklaroi që: “Objektivi kryesor i takimit të punës me bizneset nga rajoni i Gostivarit  është që të krijohet një rrjet i komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset të komunave Dragash dhe Shtërpcë) me prodhuesit apo bizneset në rajon dhe të mundësojë shkëmbime të mira të praktikave të biznesit/prodhimit, në rastin konkret me bizneset e Gostivarit”.

Sipas tij, krijimi i rrjetit të bashkëpunimit do të bëhet me anë të konceptit “Biznesi për Biznesin” në mënyre që të arrihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis bizneseve të të dyja vendeve.

Ai shtoi që: ”Dy komunat e Kosovës dhe Gostivari janë zgjedhur si rajone strategjike për shkak të mundësisë së lartë për bashkëpunim midis njëri-tjetrit.

“Bizneset e dy komunave të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) do të kenë një mundësi të madhe për të vendosur marrëdhënie biznesi me prodhuesit, përpunuesit me eksportuesi nga Maqedonia”, shtoi ai.

Dashmir Osmani nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh në Komunën e Gostivarit, tha që: “Ky takim mundëson që drejtuesit e bizneseve private nga të dyja anët e kufirit të shkëmbejnë përvojat e punës, të shkëmbejnë informata dhe pse jo edhe ndonjë bashkëpunim konkret në të ardhmen, andaj Komuna e Gostivarit mbështeti realizimin e kësaj nisme në qytetin e Gostivarit.

Në takimin e mbajtur në restorant “Albis”, të pranishëm ishin rreth 50 biznesmenë nga dy Komunat e Kosovës dhe po aq nga Komuna e Gostivarit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *