Home / Lajme / Botë / Të paktën 36 viktima gjatë përplasjes së një autobusi me një cisternë në Afganistan

Të paktën 36 viktima gjatë përplasjes së një autobusi me një cisternë në Afganistan

Të paktën 36 persona e humbën jetën gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë të një autobusi dhe një cisterne në provincën jugore afgane Zabul, transmetoi TASS.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës deklaroi se e kanë humbur jetën 36 persona, përfshirë edhe gra dhe fëmijë, ndërsa më shumë se 25 janë lënduar, prej të cilëve disa kanë marrë lëndime të rënda.

Duke e cituar televizionin lokal, TASS njofton se në fatkeqësi ka 50 viktima, ndërsa janë lënduar të paktën 30.

Fatkeqësia ka ndodhur në qarkun Shar dhe Safa, në autostradën kryesore që i lidh kryeqendrën e Kabulit dhe qytetin jugor Kandajr, për ku ka udhëtuar autobusi.

Shkak për aksidentin është drejtimi i pakujdesshëm i dy shoferëve.

Të gjithë pacientët, të cilët janë në gjendje kritike autoritetet do t’i transferojnë në provincën fqinje Kandahar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *