Home / Lajme / Botë / Të paktën 60 të vdekur nga vërshimet në Korenë e Veriut

Të paktën 60 të vdekur nga vërshimet në Korenë e Veriut

Të paktën 60 persona e humbën jetën në vërshimet në Korenë e Veriut, transmeton TASS, duke iu referuar agjencisë shtetërore KCTA.

Akoma është i paqartë fati i 25 personave.

Vërshimet në pjesën veriore të vendit janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji.

Vërshimet shkaktuan dëmtime të rënda në infrastrukturë. Janë rënuar 560 ndërtesa publike dhe 30 prodhuese, ndërsa mbi 2.000 hektarë të plantacione me oriz janë nën ujë.

Autoritetet kanë evakuuar edhe mbi 44.000 persona.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *