Home / Kryesoret / Televizionet kombëtare kundër “metodologjisë”

Televizionet kombëtare kundër “metodologjisë”

Televizionet kombëtare komerciale anëtare të organizatës MMA, shprehen të befasuara nga metodologjia të cilën e ka miratuar agjencia e mediave për monitorimin e mediave gjatë fushatës parazgjedhore. Sipas televizioneve nacionale gjatë miratimit të metodologjisë nuk është marrë parasysh asnjë vërejtje e paraqitur nga këto media e veçanërisht kërkesa për monitorimin e portaleve. Në letrën dërguar kreut të agjencisë së mediave Zoran Trajcevski. Mediat kombëtare theksojnë se metodologjia e miratuar I vë në pozitë diskriminuese në raport me portalet, duke forcuar punën e tyre në dëm të mediave të tjera, të cilat punojnë në bazë të ligjit. Me zgjidhjet e miratuara në vend të depolitizimit kemi politizim plotësues më çka një trup partiak i quajtur komision Ad Hok, monitoron punën e televizioneve. Pesë televizionet kombëtare, anëtare të AMK-së nuk e pranojnë metodologjinë e tillë duke e cilësuar si në kundërshtim me ligjin dhe diskriminuese dhe kërkojnë që e njëjta të tërhiqet për tu korrigjuar.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *