Home / Kryesoret / Tërmetet, IITSSH-së ndaloi për shfrytëzim disa klasa në shkollat e Shkupit

Tërmetet, IITSSH-së ndaloi për shfrytëzim disa klasa në shkollat e Shkupit

Instituti për Inxhinieri Tërmetesh dhe Sizmologji Shkup (IITSSH), me propozim të Komitetit Drejtues për menaxhim me kriza sot i ka vizituar disa shkolla dhe çerdhe në Shkup për t’i parë dëmet dhe pasojat e mundshme pas serisë së tërmeteve të dy ditëve të fundit, por edhe për panikun që është shkaktuar te qytetarët.

Ata kanë vizituar disa objekte, ndërkaq në disa shkolla për shkak të dëmeve nga tërmetet, u është ndaluar që të shfrytëzojnë një pjesë të objektit të tyre ose disa mësonjëtore.

“Në dy mësonjëtore panë se pas tërmetit ekziston rrezik për mbajtjen e mësimit, për atë i ndaluam për përdorim. Na lajmëruan se raportin do ta dërgojnë te Komuna Qendër e cila duhet t’i rinovojë ato mësonjëtore”, deklaroi drejtori i shkollës, Vasko Llazarevski, i cili ka paralajmëruar se për shkak të problemit me hapësirat do të duhet patjetër që të bëhet riorganizim i nxënësve që të njëjtët të shkojnë në dy ndërrime.

Gjithashtu mësohet se të gjitha aktivitetet jashtëshkollore në Shkup janë anuluar. Në mesin e tyre edhe aktivitetet e ndryshme sportive, grupet e valleve, kurset e gjuhëve të huaja etj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *