Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë, në dy aksidente dy të lënduar

Tetovë, në dy aksidente dy të lënduar

Në dy aksidente të ndara janë lënduar dy persona, gjegjësisht një vozitës biçikletes dhe një vozitës I motoçikletës, njofton Tv Koha.

Sipas policisë së Tetovës, aksidenti I parë ka ndodhur në qendër të Tetovës kur nga një veturë deri më tash e e drejtuar nga person I panjohur ka goditur një vozitës të biçikletës 47 vjeçarë S.S nga Tetova. Në këtë aksident vozitësi I biçikletës ka marrë lëndime trupore gjegjësisht në këmbë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton Tv Koha.

Policia punon në vërtetimin e identitetit të vozitësit pjesëmarrës në këtë aksident.

Në ndërkohë një vozotës I motoçikletës nga fshati Bogovinë 54 vjeçarë ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti me një veturë Golf.Për shkak të seriozitetit të lëndimeve I lënduari nga fshati Bogovinë pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë është transfruar në klinikat e Shkupit. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.Tv koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *