Home / Kryesoret / Tetovë, protestuan Gjimnazistët maqedonas

Tetovë, protestuan Gjimnazistët maqedonas

Nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës sot kanë mbajtur mësim të hapur në sheshin ‘ Iliria” në Tetovë, si shenjë proteste ndaj kushteve në të cilat zhvillojnë mësimin. Atyre iu është premtuar kohë më parë ndërtimi i një objekti në kuadër të Gjimnazit të Tetovës, pasi në mungesë të hapësirave, procesin arsimor e kanë zhvilluar në Universitetin Popullor dhe në shkollën fillore ”Goce Dellçev”, por edhe pas protestave të shumta dhe bojkotit të mësimit disa herë me radhë, problemi nuk ka gjetur zgjidhje. Profesorët shprehen të revoltuar nga partitë politike.
“I lusim të gjithë partitë politike që të ndalojnë me premtimet boshe në të cilat më nuk besojmë , ky problem duhet të zgjidhet tani dhe jo para zgjedhjeve , prandaj le të na ndihmojnë me hapa konkret dhe sepse bëhet fjalë për fëmijët tanë”, tha Dejan Dojcinovski.

“Kushtet janë të këqija, unë mendoj se duhet të kemi shkollë sepse të gjithë kanë shkollë vetëm ne nuk kemi shkollën tonë”, u shpreh një nxënës.

“Nxënësit e shkollës tonë janë ndër dhjetë më të mirët ndërsa mësojnë në objekte ku nuk ka kompjuterë, nuk ka asnjë far lloj kabineti si për fizike ashtu dhe për kimi. Ja kjo është shkolla jonë një herë për njëherë, jashtë”, tha një nxënës tjetër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *