Home / Kryesoret / Thaçi: Deklaratat për luftë të re në Kosovë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Thaçi: Deklaratat për luftë të re në Kosovë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi reagoi ndaj deklaratës së djeshme të ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë, se “në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”.

Thaçi në një prononcim për Express thotë se deklarata e Kurtit është qesharake, absurde dhe e rrezikshme.

Ai ia ka kujtuar Albin Kurtit se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë.

Lidhur me këtë deklaratë të Thaçit, ka reaguar edhe Kurti, i cili përmes një postimi e ka quajtur injorant ordiner presidentin e vendit.

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata ime është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel”!, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit.

“Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *