Home / Kryesoret / Thirrje publike për 25 milionë euro për projekte kapitale në komunat

Thirrje publike për 25 milionë euro për projekte kapitale në komunat

Ministria e Financave sot ka shpallur thirrje publike deri te komunat që të aplikojnë për mjetet për Projektin e dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2. Mjetet në vlerë prej 25 milionë eurove janë siguruar përmes Bankës botërore dhe dedikohen për projekte cilësore në komunat, me të cilat do të përmirësohen kushtet e jetesës.

Kushtet, nën të cilat komunat do të mund të aplikojnë për mjetet e projektit janë kryesisht të volitshme – afat i pagesës deri në 13 vjet me grejs periudhë të përfshirë deri në 3 vjet dhe normë interesi e cila është e barabartë me interesin që e paguan Republika e Maqedonisë drejt Bankës botërore, respektivisht Euribor 6-muajsh.

Mjetet nga projekti do të alocohen sipas parimit “komuna e parë e paraqitur – komuna e parë e shërbyer” në bazë të dokumentacionit të aprovuar teknik në pajtim me kriteret nga projekti.

Afati përfundimtar i aplikimit nga komunat është dy muaj nga dita e shpalljes së thirrjes, respektivisht deri më 7 nëntor të vitit 2016.

Në kuadër të mjeteve, të cilat i ka aprovuar Banka botërore për projektin MSIP 2, përveç për hua për projekte kapitale, janë parashikuar edhe mjete për grante për komunat për investim, në përmirësim të infrastrukturës në pjesët më të varfëra dhe të margjinalizuara në kompetencë të tyre , si dhe mjetet për mbështetje teknike të komunave.

MSIP 2 paraqet vazhdim të Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale MSIP 1, i cili ka qenë në vlerë prej 56 milionë eurove. Me mjetet nga MSIP 1 janë mbështetur 78 projekte kapitale në 53 komuna. Bëhet fjalë për rrugë lokale, ujësjellës, shkolla, kopshte për fëmijë dhe projekte tjera kapitale, të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë jetën në këto komuna.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *