Home / Lajme / Botë / Tusk: Evropa është afër kufirit të mundësive për pranim të refugjatëve të rinj

Tusk: Evropa është afër kufirit të mundësive për pranim të refugjatëve të rinj

Evropa është afër kufirit të mundësive të saj që të pranoj fluks të ri të refugjatëve, paralajmëroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke i bërë thirrje bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare të ndërmerr masa më të mëdha nga ngarkesa.

“Aftësia praktike e Evropës që të pranoj fluks të ri të refugjatëve, e të mos i përmendi edhe migrantët jo të rregulltë ekonomik, është afër kufijve të saj”, tha Tusk në një konferencë për shtyp në margjina të samitit të G20 në qytetin kinez Hanxhu, njoftuan mediat franceze.

Përfaqësuesi i lartë evropian përkujtoi se në botë ekzistojnë 65 milionë persona të zhvendosur dhe theksoi se “bashkësia në G20 duhet ta rris pjesëmarrjen e saj në përgjegjësinë”.

“Ka hapësirë të mjaftueshme që të gjitha palët të diskutojnë për këto probleme, përfshirë edhe Kinën”, porositi Tusk, duke bërë thirrje në mbështetje financiare dhe ndihmë për zhvillim për vendet prej të cilëve migrantët e kanë origjinën.

Kryetari i Bashkimit  Evropian theksoi se “vetëm tentimet globale do të mund të jenë frytdhënëse”.

Komentet paraprake të liderëve në Gjermani dhe Itali paralajmëruan se qëndrimet më të ashpra në pikëpamje të mënyrës së zgjidhjes të krizës migruese do të ndikojnë në ndryshimin e politikës mbarë Evropën, theksojnë mediat franceze.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *