Home / Kryesoret / Tv Koha:Sami Yusuf viziton Xhaminë e Pashës.Ndjehem i nderuar

Tv Koha:Sami Yusuf viziton Xhaminë e Pashës.Ndjehem i nderuar

Këngëtari i njohur i Ilahieve Sami Yusuf, në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, kur më tre shtatorë do të ketë koncertin e tij në stadiumin Filipi I Dytë në SHkup, në orën 20.00, sot ka vizituar xhaminë e pashës ku edhe ka falur namazin e Iqindisë. Tv Koha arriti për të marrë edhe një prononcim të shkurtë lidhur me vizitën e tij në Tetovë.

“Kam pasur një eksperiencë me disa shokë nga Maqedonia të cilët i kam njohur përpara dhjetë vitesh, dhe mbaj mend që ata ishin jashtëzakonishtn të sjellshëm, gjë që më bëri vërtetë shumë përshtypje dhe doja të dija se pse këta njerëz janë kaq të sjellshëm, nga cili vend vijnë këta njerëz kaq të sjellshëm, dhe më vonë kuptova që ishin nga Maqedonia, këtu ndjehem vërtetë shumë i nderuar, njëherit edhe i bekuar, kam pritur shumë gjatë për të vizituar këtë vend, një vend ku gërshetohen shumë nacionalitete, shumë kultura dhe religjione të ndryshme, po janë të lidhur mes veti nga dashuria dhe paqa, Zoti i bekoftë këta njerëz dhe ju faleminderit shumë për mikpritjen. Absolutisht që kjo xhami në të cilën gjendem sot është vërtetë shumë e bukur në të gjitha aspektet e sajë, jam shumë i lumtur që i shoh këta fëmijë këtu,  kaq të entuziazmuar, për tu ndërlidhur më pastaj me rregullat, zakonet, traditën kulturën e këtij vendi mendoj se gjithçka që mund të shihet dhe përjetohet këtu është e mrekullueshme, shfrytëzoj nga rasti të falenderoj ata që përkujdesen për këtë xhami, imamin e kësaj xhamie poashtu për mikpritjen që më bënë”, tha Sami Jusuf, për Tv Kohën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *