Home / Kryesoret / Vatikani kërkoi ndjesë për gabimin me vendlindjen e Nënë Terezës

Vatikani kërkoi ndjesë për gabimin me vendlindjen e Nënë Terezës

Pas reagimit të Ambasadës së Maqedonisë në Vatikan për informacionin e pasaktë për vendlindjen e Nënë Terezës, e cila u paraqit në broshurën e përgatitur nga Autoritetet e Vatikanit për kanonizimin e saj sot Sekretariati shtetëror i Vatikanit shprehu ndjesë dhe jep sqarim si është shkaktuar gabimi.

“Sekretariati shtetëror e përshëndet Ambasadën e Republikës së Maqedonisë dhe do të dëshirojë që të japë sqarim në lidhje me biografinë në gjuhën angleze të Nënë Terezës në broshurën liturgjike për meshën me rastin e kanonizimit të mbajtur më 4 shtator të vitit 2016.

Për shkak të gabimit në përkthimin e tekstit origjinal në gjuhën italiane, vendi i lindjes është shënuar gabimisht në Shqipëri. Në teskt është dashur të qëndrojë “Tereza nga Kalkuta” (Gonxhe Agnes Bojaxhiu) e lindur në Shkup, më 29 gusht të vitit 1910, si fëmija i pestë dhe i fundit nga prindërit shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu”, thuhet në shkrimin deri te Ambasada e Maqedonisë në Vatikan.

Duke shprehur keqardhje të sinqertë për këtë lëshim, shtohet në të, Sekretariati shtetëror sërish i thekson raportet shumë të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shpreh respekt të lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë.
Ambasada e Maqedonisë në Vatikan dje kumtoi se menjëherë ka reaguar pas informacionit të pasaktë për vendlindjen e Nënë Terezës.

Gabimi ka qenë vetëm në versionin anglez të broshurës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *