Home / Kryesoret / Vazhdoi debati i Komisionit për raportin e PSP-së

Vazhdoi debati i Komisionit për raportin e PSP-së

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot e vazhdoi debatin rreth Raportit të aktiviteteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për periudhën prej 15 marsit e deri më 15 shtator të këtij viti.

Prokurorja Katica Janeva edhe në vazhdimin e sotëm të seancës u përgjigj pyetjeve dhe replikave të deputetëve.

Në rend dite të Komisionit është edhe raporti vjetor për punën e prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, që i udhëheq Marko Zvrlevski, i cili gjithashtu edhe sot është i pranishëm në seancë.

Gjatë ditës pritet të mbahet takimi i grupeve të koordinuara të deputetëve që të harmonizohet qëndrimi parimor për numrin dhe renditjen e diskutimeve sipas pikave në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Seanca e sotme e Komisionit filloi me vërejtjet e koordinatorit të BDI-së Talat Xhaferi dhe të deputetëve të tjerë të kësaj partie politike për fjalimin e të premtes të kryetarit të Komisionit Vllatko Gjorçev. Siç vlerësuan, ai të premten në vazhdimin e seancës ka mbajtur “fjalim politik me retorikë nacionaliste me çka ka treguar urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve”.

Gjithashtu, vërejtje për kryesuesin me Komisionin deri te Gjorçevi kishin edhe deputetët e LSDM-së. Petre Shilegov e akuzoi Gjorçevin se ai drejtëpërsëdrejti është faktor për atë se çka ndodh në këto tre ditë të seancës së Komisionit.

Gjorçev tha se çdo kush që ka kërkuar vërejtje procedurale, e ka pasur atë të drejtë, por se shumica e kanë keqpërdorur për fjalime politike.

Pas një ore të vërejtjeve procedurale dhe debateve mes deputetëve të Komisionit vazhdoi shtrimi i pyetjeve për prokuroren publike speciale Katica Janeva

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *