Home / Kryesoret / Vazhdon programi “Ditët e Nënës Terezë”

Vazhdon programi “Ditët e Nënës Terezë”

Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot me akademi solemne do të përfshihet në manifestimin “Ditët e Nënës Terezë”.

Fjalim përshëndetës do të ketë Goran Ajdinski, dekan i Fakultetit Filozofik, Valentina Bozhinovska, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe Jovan Pejkovski, udhëheqës i Institucionit për punë sociale dhe politikë sociale “Nëna Tereza” pranë Fakultetit Filozofik – Shkup.

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostull Kiro Stojanov do ta vizitojnë Shtëpinë e pleqve “Nëna Terezë”, ndërsa në organizim të EPSH Enti Gerontologjik “13 Nëntori” do të mbahet ligjëratë për rëndësinë e mjekësisë paliative. Entit gerontologjik do t’i ndahet monedhë argjendi me fytyrën e Nënës Terezë.

Në katedralen “Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit” në Shkup sonte në orën 18 do të mbahet meshë e shenjtë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *