Home / Kryesoret / Veljanoski: Maqedonia është aktivisht e kyçur në menaxhimin me krizën e refugjatëve

Veljanoski: Maqedonia është aktivisht e kyçur në menaxhimin me krizën e refugjatëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot gjatë fjalimit në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve, theksoi se migrimi nuk është diçka e re për botën dhe për Evropën, por se kriza aktuale e refugjatëve dhe migrantëve paraqet fenomen të pavërejtur në historinë më të re botërore, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Pjesa e parë e kësaj konference i është kushtuar migri9meve dhe krizës me refugjatët në Evropë me rolin e parlamenteve.

“Shteti im, Republika e Maqedonisë me të vërtetë nuk është caku përfundimtar i këptyre valëve të migrimit, por ndërkaq është pjesë e rutëps perëndimore-ballkanike nëpër të cilën kalojnë refugjatët, e e cila fillon nga Turqia, më pas Greqia, kalon nëpër Maqedoni, Serbi dhe përmes Hungarisë vjen deri te bashkimi Evropian”, tha Veljanoski.

Ai me atë rast para kryetarëve të parlamenteve nacionale i paraqiti të dhënat e institucioneve kompetente të maqedonisë, sipas të cilave, në 16 muajt e fundit nëpër Maqedoni kanë transituar mbi 900 mijë refugjatë.

Veljanoski kërkoi që përballja me krizën e refugjatëve dhe migrantëve të jetë në nivel të Evropës me bashkëpunim maksimal ndërmjet të gjitha shteteve, përkatësisht bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kompetente.

Në drejtim të bashkëpunimit të menaxhimit kufitar dhe mbështetjes së kërkuar lidhur me aspektet e sigurisë të krizës së migrantëve, siç tha, disa vende partnere u përgjigjën me sistemim të policëve, pajisjes për mbrojtje kufitare, si dhe financiarisht. I përmendi Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Slloveninë, Çekinë, Sllovakinë, Austrinë dhe Poloninë.

Kryetari i Kuvendit Veljanoski në fund të fjalimit theksoi se Republika e Maqedonisë merr pjesë aktivisht edhe në krijimin e dokumenteve dhe rezolutave të cilat sillen në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërkaq kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve dhe migrantëve, por edhe se punon aktivisht në zbatimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *