Home / Kryesoret / Veljanoski për vizitë pune në Kumanovë

Veljanoski për vizitë pune në Kumanovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot pasdite në Qendrën e kulturës në Kumanovë “trajko Prokopiev” realizoi takim me shfrytëzuesit e masës vetëpunësim nga konkursi i parë i Agjencisë së RM-së për punësim.

Ai shprehi kënaqësi që po realizon takim me qytetarët e Kumanovës, duke potencuar se si deputet i mbledhë votat nga Kumanova, e më pas edhe si kryetar i Kuvendit.

Ai shtoi se thelbi i sjelljes së ligjeve është implementimi i mirë, sepse, sqaroi, implementimi tregon nëse nevojiten ndryshime të caktuara në ligje apo nuk ka nevojë. “për këtë arsye, kënaqësia jonë është të takohemi me ata të cilët drejtpërdrejtë e zbatojnë ligjin”, theksoi Veljanoski.

Në Kumanovë, në konkursin e parë për masën e vetëpunësimit, sipas të dhënave të Qendrës për punësim, pati 112 aplikacione, prej të cilave 56 janë miratuar.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *